Gjermania e Franca së bashku në Afrikë për të luftuar Ebolën

Bota

Gjermania e Franca së bashku në Afrikë për të luftuar Ebolën

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 19:32

Gjermania dhe Franca, janë pajtuar të premtën që së bashku të dërgojnë ushtarë me ndihma në Afrikë, për të ndihmuar rreth sëmundjes Ebola, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjës në Gjermani.

Ai ka thënë se ndihmat do të dërgohen me transport ajror, dhe se operacioni mund të fillojë brenda 48 orëve.

Ushtria Gjermane do të dërgojë mbi 100 trupa në bazën në Dakar dhe nga aty do të nisën dy transporte ajrore me ndihma që do të dërgohen në vendet ku janë prekur më shumë nga Ebola, si në Liberi, Sierral Leones dhe në Guinea.

Ministri i Mbrojtjës së Gjermanisë, Ursula von der Leyen dhe homologu i tij francez, janë pajtuar të premtën, që transporti ajror të jetë i përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat