Iran: Është hapur kapaciteti për karburant atomik

Bota

Iran: Është hapur kapaciteti për karburant atomik

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 19:01

Irani e ka hapur një kapacitet për prodhimin e karburantit për centralet atomike civile.

Shefi i Agjencisë Bërthamore të Iranit, Ali Akbar Salehi, tha se kapaciteti në Esfahan, në pjesën qendrore të Iranit, do të prodhoj dioksid uraniumi të pasuruar në nivelin më pak se 5%.

Ky dioksid i uraniumit nuk do të përdorej për armatim atomik, tha Salehi, dhe ka shtuar se ky kapacitet është pjesë e një marrëveshjeje të përkohshme, që Irani e ka arritur me fuqitë botërore gjatë bisedimeve për programin zhvillimor atomik iranian.

Kjo marrëveshje parasheh lehtësim të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Iranit, nëse ky vend tërhiqet nga programi i tij atomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat