​Katedralja: Papa do lëviz me makinë të hapur, nuk preferon luks

Bota

​Katedralja: Papa do lëviz me makinë të hapur, nuk preferon luks

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 16:28

Vizita e Papa Françeskut në Tiranë do të shoqërohet nga një siguri e lartë, ku do të ketë një koordinim perfekt mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe Vatikanit.

Dr. AlbertNikolla, Koordinator i Përgjithshëm i Udhëtimit Apostolik të Papës Françesku tha se gjatë vizitës në Tiranë, Papa Françesku ka kërkuar që të lëviz me një makinë sa më të thjeshtë, e cila jo vetëm që nuk do të jetë e blinduar, ashtu sikurse mendohej, por do të jetë e hapur.

"Do të jetë një siguri që do të garantohet nga Qeveria shqiptare, nga strukturat e Ministrisë së Brendshme në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e sigurisë së Vatikanit. Për këtë arsye kanë filluar dhe kontaktet dhe gjatë muajit gusht do të ketë kontakte të vazhdueshme të përgjegjësve të sigurisë së Selisë së Shenjtë së bashku me Sigurinë Shqiptare, prakordinimi do jetë perfektë në këtë evdent. përsa i përket makinës ai do të udhëtojë me një makinë që do të sigurohet nga Shqipëria, një makinë e hapur dhe shumë e thjeshtë që do të sigurohet nga ne," ka thënë Albert Nikolla, Koordinator i Përgjithshëm i Udhëtimit Apostolik të Papës Françesku.

Shkëlqesia e Tij, Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv i Tiranë – Durrësit tha se Mesha e Shenjtë që Papa Françesku do të mbajë në Tiranë në Sheshin Nënë Tereza përbën momentin më të rëndësishëm të kësaj vizite.

"Mesha e Shenjtë që Papa do të drejtojë në bashkëkremtim me hierarkët e lartë që do të vijnë bashkë me të, me ato të Shqipërisë, me miq të ndryshëm të ardhur për këtë rast, dhe me të gjithë popullin, përbën momentin kulmor të kësaj vizite. Për ne të krishterët katolikë ekuaristia (shenjtërimi) është burimi dhe kulmi i krejt jetës së krishterë dhe krejt jetës së Kishës," tha Shkëlqesia e Tij Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv i Tiranë – Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat