Presioni i SHBA dhe BE ndaj Rusisë

Bota

Presioni i SHBA dhe BE ndaj Rusisë

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 21:16

Tone të forta dhe akuza të rënda. Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngrenë zërin ndaj Moskës për shkak të tragjedisë së avionit malajzian. Rusia ka furnizuar me armë separatistët filorusë në juglindje të Ukrainës. Dhe nga Shtëpia e Bardhë presidenti amerikan Barak Obama kërkon të vërtetën për atë që ka ndodhur. Sipas tij Putin duhet të përdorë influencën e tij ndaj separatistëve për ti kërkuar ndihmë në hetime. Kancelaritë perëndimore janë gjithashtu të bashkuara në qëndrimet e tyre, inspektorët e OSBE-së duhet të hyjnë lirisht në zonën e tragjedisë, përndryshe Bashkimi Europian mund të ndërmarrë hapa të tjerë. Kryeministri britanik Dejvid Kamerun deklaroi se nëse Rusia nuk ndryshon qëndrim atëherë Europa do të shtojë presionin pasi Moska nuk mund të shfrytëzojë tregun europian duke qenë e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në një konflikt me një vend fqinj. Fjalë që marrin dhe mbështetjen e kryeministrit holandez Rute në një moment që tensioni diplomatic mbetet shumë i lartë. Qeveria e Amsterdamit pasi ka dënuar mënyrën se si ndihma e shpejtë ka trajtuar trupat e pajetë të viktimave në Ukrainë, tashmë kërkon riatdhetësimin e viktimave holandeze të identifikuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat