Erdogan: Ju betohem në Allah, se askush nuk guxon t’i prek boshnjakët

Bota

Erdogan: Ju betohem në Allah, se askush nuk guxon t’i prek boshnjakët

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 22:41

Kryeministri turk, Recep Tayip Erdogan ka deklaruar në një miting parazgjedhor se kush “i prek boshnjakët” kundër vetës do t’i ketë “100 milionë turq”.
Ai ka shtuar se për këtë nuk duhet çuditur “kur anijet luftarake turke ankorohen në Shën Naum”, sepse kjo është shenjë e mbështetjes së sovranitetit të Bosnjës, raporton e përditshmja kroate “Veçernji list”, botimi për Bosnje.
Këtë deklaratë e ka gjykuar ashpër presidenti i Republikës Serbe të Bonjës, Millorad Dodik, i cili ka thënë se boshnjkët jetojnë të liri në këtë hapësira, kurse kërcenimi i kryeministrit turk duhet të merret si përzerirje e Turqisë dhe mbështetje e partive politike boshnjake që të jenë më agile dhe agresive ndaj të tjerëve në Bosnjë”, raporton Radio Televizioni i Republikës Serbe.
“Ju betohem në Allahun e madh, derisa unë të jam gjallë, nëse dikush në çfarëdo mënyrë i ngacmon boshnjakët, do të ketë kundër vetës 100 milionë turq”, ka thënë Erdogan para mijëra turqve të mbledhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat