Kanada sanksionon separatistët në Ukrainë

Bota

Kanada sanksionon separatistët në Ukrainë

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 15:02

Kanada ka shtuar edhe 14 persona në listën e personave që përballen me sanksione ekonomike dhe ndalim udhëtimi për shkak të krizës në Ukrainë.

Personat që janë shtuar në këtë listë janë liderët pro rusë në pjesën lindore të Ukrainës, por edhe disa qytetarë rusë.

Kryeministri kanadez, Stephen Harper, përmes një komunikate ka thënë se “okupimi ilegal rus i gadishullit të Krimesë dhe aktivitetet provokative ushtarake mbesin një shqetësim serioz i Kanadasë dhe komunitetit ndërkombëtar”.

Harper gjithashtu ka thënë se Kanadaja e përkrah planin e paqes të presidentit ukrainas, Petro Poroshenko ndërsa Kanada do të vazhdoj presionin kundër Rusisë me aleatët dhe partnerët e tjerë.

Sanksionet e fundit të Kanadasë pasi Bashkimi Evropian ka zbuluar emrat e 12 udhëheqësve separatistë pro rusë në Ukrainë të cilët i ka shtuar në listen e personave ndaj të cilëve Brukseli ka vendosur sanksione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat