3 kg kokainë në reçipeta, arrestohen nga polici që ia kishte ngulur sytë

Bota

3 kg kokainë në reçipeta, arrestohen nga polici që ia kishte ngulur sytë

Më: 18 prill 2014 Në ora: 16:46

Tentativat për të kaluar drogën në pikat e kalimit doganor nuk kanë të mbaruar, madje “shpikjet” për t’i shpëtuar syve të agjentëve të Antidrogës janë nga më të çuditshmet.
Më shumë se 30 kg kokainë e pastër është sekuestruar nga agjentët italianë të Antidrogës në aeroportin “Leonardo da Vinci” të Fiumicino-s në Romë. Trafikantët ishin 4 braziliane ‘të bollshme” si dhe dy turq dhe një libanez.

Bukuroshet braziliane e kishin fshehur drogën në të brendshmet, aq sa në fillim agjentët menduan se kishin përpara 4 vajza me të cilat nëna Natyrë ishte treguar mjaft dorëlëshuar ose vajzat kishin abuzuar shumë me operacionet plastike.

Por pasi u kontrolluan nga agjentet femra, u zbulua se shumë nga “format” e bollshme ishin shkaktuar prej sasisë së madhe të kokainës së fshehur në reçipeta. Ndërkohë tre korrierët e tjerë kishin përdorur fundin e dyfishtë të valixhes për të transportuar në total 18 kg kokainë të pastër.

Vlera në treg e sasinë së pluhurit të bardhë, të destinuar për kryeqytetin italian, arrinte në rreth 7 milion euro. Ajo mund të ndahej deri në 5 milion doza. 7 trafikantët e ardhur nga Brazili kanë përfunduar në burgun e Civitavecchia-s në Romë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat