NATO, anije në Detin Balltik

Bota

NATO, anije në Detin Balltik

Më: 17 prill 2014 Në ora: 23:43

Disa vende anëtare të NATO-s po dërgojnë anije luftarake në Detin Balltik për të rritur sigurinë e aleatëve evropiano-lindorë në përgjigje të krizës në Ukrainë.

Komanda Detare e NATO-s, tha sot se po dërgon në Detin Baltik katër anije kundër minave dhe një anije logjistike. Anijet janë nga Norvegjia, Holanda, Belgjika dhe Estonia.

Aleanca tha se nuk ka ndërmend të shkallëzojë gjendjen në Ukrainë, por më tepër të "shprehë solidaritet" dhe të rrisë gatishmërinë e NATO-s.

NATO-ja e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të marrë të përfshihet ushtarakisht në Ukrainë, e cila nuk është anëtare e aleancës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat