Lavrov dhe Ashton bisedojnë rreth krizës në Ukrainë

Bota

Lavrov dhe Ashton bisedojnë rreth krizës në Ukrainë

Më: 8 prill 2014 Në ora: 19:08

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov dhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton, kanë diskutuar në lidhje me situatën aktuale dhe mundësinë për gjetjen e një zgjidhje rreth krizës në Ukrainë.

Ministria e jashtme ruse, tha përmes një deklarate, se Lavrov gjatë bisdeës telefonike që e ka realizuar me Ashton, e ka ripërseritut propozimin rus, për një dialog me Ukrainën ku do të jenë të përfshira edhe forcat politike të rajoneve në Ukranë.

Më herët gjatë ditës së sotme, Lavrov ka thënë se Rusia është e gatshme që të marrë pjesë në bisedime, ku do të jenë të përfshira edhe autoritetet ukrainase por edhe përfaqësues të BE-së e SHBA-ve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat