"Ekzekutimi i radhës", me flakëhedhëse

Bota

"Ekzekutimi i radhës", me flakëhedhëse

Më: 8 prill 2014 Në ora: 16:15

Skenat brutale të represionit në Korenë e Veriut gjithmonë kanë rritur vëmendjen, por një lajm i fundit ka qenë gjithashtu i veçantë.
Zyrtari i Koresë së Veriut, O Sang Hon, është ekzekutuar me ndihmën e flakëhedhëses së gazit, thotë gazeta e Koresë së Jugut “Chosun Ilbo”.

Oh Sang-hon ishte i afërt i tezes së ekzekutuar të Kim Jong dhe zëvendës ministër i Sigurisë Publike, raportojnë mediat e huaja.

Edhe 11 zyrtarë të lartë të partisë në pushtet të afërt me tezen e liderit u ekzekutuan në dhjetor të vitit të kaluar për shkak se Qeveria i shpalli tradhtarë.

Edhe pse burimet tjera nuk e kanë konfirmuar ekzekutimin, për denim me vdekje, autoritetet në Korenë e Veriut kanë ditur të tregojnë se zgjedhin mënyrat më të çuditshme për të ekzekutuar.

Ky rast vlerësohet gati i njëjtë me atë të vitit 2012, kur zëvendës sekretari i Mbrojtjes ishte ekzekutuar me zjarr nga mortajat, pasi që u shpall fajtor sepse kishte pirë dhe argëtuar gjatë zisë së Kim Jong-il, babait të liderit aktual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat