Shkarkohet shefi ekzekutiv i Mozilla-s, ishte kundër martesave gay

Bota

Shkarkohet shefi ekzekutiv i Mozilla-s, ishte kundër martesave gay

Më: 5 prill 2014 Në ora: 17:03

Disa ditë më parë, kompania Mozilla njoftoi se shefi i ri ekzekutiv i kësaj kompanie do të emërohej Brendan Eich, i cili më parë mbante postin e shefit të teknologjisë. Ditën e martë, një zyrtar i Mozilla njoftoi se Eich nuk do të mbajë më këtë pozicion pas njoftimeve në internet se ai ka dhuruar para për një fushatë kundër martesave gay.

Eich ka qenë pjesë e kompanisë që prej vitit 1998, kohë e themelimit të Mozilla-s. arsyeja e largimit të tij, është zbulimi se në vitin 2008 Eich ka paguar një shumë të madhe parash, e cila ndihmonte në lobimin kundër martesave gay në Kaliforni.

Pasi kjo u vërtetua, shumë pjesëtarë të kompanisë kërkuan publikisht, në llogaritë e tyre Twitter dhe Facebook, që Eich të japë dorëheqjen.

Në një intervistë të dhënë të martën për New York Times, Eich ka mbrojtur qëndrimin e tij duke arsyetuar se ai është një profesionist që di të ndajë pjesën e punës nga ajo private. Detaje të tjera priten në javën në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat