Anija e paidentifikuar në Paqësor ndalohet nga marina franceze, zbulohen 3.3 ton metamfetaminë në bord

Bota

Anija e paidentifikuar në Paqësor ndalohet nga marina franceze, zbulohen 3.3 ton metamfetaminë në bord

Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 15:05
Fotoilustrim

Marina franceze sekuestroi më shumë se 3.3 ton metamfetaminë nga një anije cisternë që lundronte pa flamur në Oqeanin Paqësor, tha ushtria franceze.

Anija u kap të premten, më 20 nëntor, pas disa javësh mbikëqyrjeje, sipas AP.

Operacioni u koordinua nga qendrat e informacionit detar në Polinezinë Franceze dhe Kaledoninë e Re, së bashku me partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Një ekip hipjeje nga një fregatë franceze mori kontrollin e anijes. Mbështetja ajrore erdhi nga helikopteri i fregatës, një Falcon 50 ushtarak francez dhe një aeroplan patrullimi detar nga Roja Bregdetare e SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat