Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të takohet të mërkurën me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Florida.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, takimi do të mbahet në orët e vona të pasdites dhe vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes ShBA-së dhe aleatëve evropianë.
Takimi zhvillohet gjithashtu në kohën kur vendet evropiane po kërkojnë të përfshihen në bisedimet e mbështetura nga SHBA-ja për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Rutte, i cili në vazhdimësi ka tentuar të ruajë marrëdhëniet e mira me Trumpin, ka deklaruar më herët se takimet mes fuqive të mëdha bërthamore janë normale.
Trump, ndërkaq, ka kritikuar vazhdimisht aleatët perëndimorë për shpenzimet e mbrojtjes dhe kontributin e tyre në NATO.