​Holanda do t'i sigurojë Ukrainës municion për F-16 në vlerë 350 milionë euro

Bota

​Holanda do t'i sigurojë Ukrainës municion për F-16 në vlerë 350 milionë euro

Më: 20 mars 2024 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Holanda do t'i sigurojë Ukrainës 350 milionë euro për municionet e avionëve luftarakë F-16 dhe dronët e avancuar të zbulimit.

Paketa u njoftua nga ministrja holandeze e Mbrojtjes Kajsa Ollongren sonte në Kiev, ku ajo kishte shkuar për t’u "solidarizuar".

Ministrja holandeze tha se 150 milionë euro do të financojnë raketa të drejtuara ajër-tokë që mund të lëshohen nga F-16, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për dronët e vëzhgimit.

Danimarka, Holanda dhe SHBA presin të dorëzojnë të parin nga dhjetëra F-16 në Ukrainë këtë verë, pasi kanë ngritur një program trajnimi pilotësh dhe kanë dhuruar avionë.

Ollongren tha se avioni danez do të mbërrinte i pari dhe do të pasohej nga avionët e parë holandezë më vonë këtë vit.

"Kam shumë besim se ne do të fillojmë dërgimin e F-16 këtë verë. Pra, në gjysmën e dytë të vitit F-16-të holandezë do të shkojnë në këtë mënyrë," tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat