Pas Kanadasë, edhe Suedia do të rifillojë mbushjen e kuletës së UNRWA-s

Bota

Pas Kanadasë, edhe Suedia do të rifillojë mbushjen e kuletës së UNRWA-s

Më: 9 mars 2024 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Pas Kanadasë, edhe Suedia njoftoi se ka rifilluar financimin për agjencinë parësore të ndihmës humanitare në Gaza, UNRWA.

Qeveria suedeze tha se organizata ka dhënë garanci për “kontrolle më të rrepta” në përgjigje të akuzave që disa nga punonjësit e saj ishin të përfshirë në sulmin e Hamasit të 7 tetorit.

Kanadaja njoftoi të njëjtin vendim, sot më herët, duke theksuar “proceset e rëndësishme” që agjencia e ndihmës kishte ngritur për të adresuar akuzat nga Izraeli, raporton CNN.

Të dy shtetet ishin ndër një mori vendesh që pezulluan fondet për UNRWA në janar mes pretendimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat