Rusia kërcënon të rrëzojë avionët e patrullimit në Detin e Zi

Bota

Rusia kërcënon të rrëzojë avionët e patrullimit në Detin e Zi

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Rusia kërcënoi se do të rrëzonte avionët franceze mbi Detin e Zi, sipas një deklaratë të ministrit francez të Mbrojtjes. Sebastien Lecornu i quajti kërcënimet, që synojnë avionët që patrullojnë në hapësirën ajrore ndërkombëtare muajin e kaluar, një qëndrim “veçanërisht agresiv” nga Moska.

Diçka e tillë të kujton sjelljen e Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, tha ai.

“Një muaj më parë, për t’ju dhënë një shembull shumë konkret, një sistem rus i kontrollit të trafikut ajror kërcënoi se do të rrëzonte avionët francezë në Detin e Zi kur ne po patrullonim ishim në një zonë të lirë ndërkombëtare”, tha ministri.

“Sjellja e Rusisë në vitin 2024 nuk ka asnjë lidhje me atë që pamë në vitin 2022 dhe, padyshim, përpara agresionit në Ukrainë.

“Kjo shpjegohet me faktin se Rusia po has vështirësi në fushën e betejës në Ukrainë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat