Të paktën 18 emigrantë humbën jetën në një aksident autobusi në Meksikë

Bota

Të paktën 18 emigrantë humbën jetën në një aksident autobusi në Meksikë

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Një aksident autobusi në jug të Meksikës la të vdekur sot 18 emigrantë nga Venezuela dhe Haiti ndërsa 27 të tjerë janë lënduar.

Mes të vdekurve janë 13 burra, dy gra dhe tre fëmijë, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm në shtetin Oaxaca, ku ndodhi aksidenti.

Ai tha se 27 personat e plagosur u dërguan në një spital, por nuk specifikoi kombësinë e tyre, raporton reuters.

Fotot nga agjencia shtetërore e mbrojtjes civile, Oaxaca tregojnë autobusin, i cili po udhëtonte në autostradën që lidh Oaxaca-n dhe shtetin qendror të Puebla-s, të përmbysur përgjatë një kthese të ngushtë në rrugë.

Ky është i fundit në një seri aksidentesh me emigrantë në Meksikë, ku ka pasur një rritje të numrit të emigrantëve që udhëtojnë drejt kufirit amerikan.

Javën e kaluar, dhjetë emigrantë kubanë mbetën të vdekur dhe 17 u plagosën rëndë kur kamioni në të cilin ndodheshin pësoi aksident në një autostradë në shtetin fqinj meksikan të Chiapas, pranë kufirit me Guatemalën.

Autoritetet meksikane zakonisht i ndalojnë migrantët pa dokumente të blejnë bileta të rregullta autobusi, kështu që ata që nuk kanë para për të paguar kontrabandistët priren të përdorin autobusë të mirëmbajtur keq, me shoferë të pasigurt që ngasin shpejt për të shmangur ndalimet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat