Izraeli shpall zgjedhje të parakohshme

Bota

Izraeli shpall zgjedhje të parakohshme

Më: 10 tetor 2012 Në ora: 00:47

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, në një konferencë shtypi. Tashmë zgjedhjet pritet të mbahen në janar, 9 muaj përpara afatit zyrtar. Koalicioni i djathtë i Netanyahut ka qëndruar në pushtet që prej vitit 2009, por së fundmi është dëmtuar nga braktisja që kanë bërë disa prej partive aleate.
Ndonëse vetë kryeministri mbetet një figurë popullore në Izrael, pamundësia për të miratuar buxhetin e vitit të ardhshëm solli një situatë ngërçi dhe eventualisht, edhe zgjedhjet e parakohshme.
Ky bllokim politik vjen në një moment të papërshtashëm për Tel Avivin, me Netanyahun që është në mes të bisedimeve për çështjen e kolonëve palestinezë dhe lobimit ndërkombëtar për të rritur presionin për programin bërthamor të Iranit.
Në veçanti, parti të vogla fetare akuzohen se kanë refuzuar të bien dakord në shkurtime të programit të mirëqenies dhe përfitimet e qeverisë.
Edhe nëse fiton Netanjahu duhet të formojë një tjetër koalicion, sipas natyrës proporcionale të sistemit zgjedhor në Izrael.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat