Parlamenti Evropian publikoi sot listën e ngushtë të finalistëve të këtij viti për Çmimin prestigjioz Sakharov për Lirinë e Mendimit.
Në mesin e finalistëve janë aktivisti bjellorus, Ales Byalyatski, avokatja e burgosur iraniane, Nasrin Sotoudeh dhe regjisori iranian, Jafar Panahi, si dhe grupi pank rus “The Pussy Riot”, tri anëtaret e të cilit janë në burg duke mbajtur dënimin prej 2 vitesh, për performansën e tyre kundër Putinit në Katedralen Ortodokse në Moskë.
Finalistë të tjerë që kanë ia kanë dalë të hyjnë në listën e ngushtë për çmimin e sivjemë janë Joseph Francis, drejtori i një qendre që ka ofruar asistencë ligjore për viktimat e ligjeve të blasfemisë në Pakistan, si dhe tre përfaqësues të opozitës në Ruandë.
Çmimi i përvitshëm Sakharov është ndarë që nga viti 1988 nga Parlamenti Evropian.