Omicron po përhapet me shpejtësi të paprecedentë, thotë OBSH

Bota

Omicron po përhapet me shpejtësi të paprecedentë, thotë OBSH

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 07:50
Foto ilustrim

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, po përhapet në të gjithë globin me një ritëm të paprecedentë, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Rastet e këtij varianti që ka pësuar mutacion të madh janë konfirmuar në 77 vende të botës.

Megjithatë, shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp tha se ai ndoshta është i pranishëm edhe në shumë vende të tjera, por s’është zbuluar ende.

Tedros tha se ishte i shqetësuar se nuk po bëhej mjaftueshëm për të trajtuar variantin, shkruan BBC.

“Sigurisht, ne kemi mësuar deri tani se ne e nënvlerësojmë këtë virus në rrezik. Edhe nëse Omicron shkakton sëmundje më pak të rënda, numri i madh i rasteve mund të mbushë përsëri sistemet e papërgatitura shëndetësore”, tha ai.

Varianti Omicron u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut në nëntor dhe që atëherë vendi ka pasë një rritje të infeksioneve. Presidenti Cyril Ramaphosa ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe aktualisht është i izoluar me simptoma të lehta.

Një numër vendesh kanë vendosur ndalime udhëtimi për Afrikën e Jugut dhe fqinjët e saj pas shfaqjes së Omicron, por kjo nuk ka arritur ta ndalojë atë të përhapet në mbarë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat