Vdekja e turistëve rusë do të hetohet për “vrasje”

Bota

Vdekja e turistëve rusë do të hetohet për “vrasje”

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 12:25
Turistet

Dosja hetimore për vdekjen e katër turistëve rusë mbrëmjen e së premtes në një hotel në plazhin e Qerretit në Kavajë është regjistruar si procedim pa emër për veprën penale të “Vrasjes”.

Pas një mbledhjeje të zhvilluar sot grupi hetimor ka vendosur të regjistrojë hetimin nën këtë akuzë.

Hetuesit nuk kanë dalë ende në një përfundim për shkaqet e vdekjes pasi janë në ende në pritje të përgjigjes së analizave të ujit si dhe autopsisë së trupave të 4 viktimave.

Ata ishin një çift bashkëshortësh, vajza dhe dhëndri i tyre. Në hetime është përfshirë edhe ambasada ruse në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat