Gjithçka që duhet të dini për duelin ndërmjet Tyson Furyt dhe Sefer Seferit - Bota Sot
Gjithçka që duhet të dini për duelin ndërmjet Tyson Furyt dhe Sefer Seferit

Boksi

E mërkurë, 19 shtator 2018

Gjithçka që duhet të dini për duelin ndërmjet Tyson Furyt dhe Sefer Seferit

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 06:09
Sefer Seferi dhe Tyson Fury

Tyson Fury rikthehet në ring pas një pauze afro trevjeçare, ndërsa kundërshtari i tij i parë do të jetë boksieri shqiptar Sefer Seferi.

I ashtuquajturi ‘Gypsy King’ nuk ka zhvilluar një ndeshje profesionale boksi që nga nëntori i vitit 2015 kur e mposhti Wladimir Klitschkon për t’i fituar titujt IBF, WBA dhe WBO.

Për shkak të problemeve personale dhe shëndetësore dhe për shkak të një hetimi në lidhje me dopingun, 29-vjeçari i humbi tituj dhe licencën për të boksuar.

Mirëpo, tash është kthyer dhe kërkon të rimarrë majat e boksit në kategorinë e peshave të rënda. Barriera e tij e parë është shqiptari 39-vjeçar, Sefer Seferi.

Kur

Tyson Fury dhe Sefer Seferi (Foto: Getty Images)

Të shtunën, 9 qershor.

Në çfarë ore

Fury dhe Seferi pritet të hyjnë në ring rreth orës 23:00, ndërsa dueli duhet të nisë rreth orës 23:30.

Ku

Në Manchester Arena.

Kush është Sefer Seferi

39-vjeçari numëron vetëm një humbje në karrierën e tij. Ai ka fituar 23 meçe në kategorinë e peshave të mesme, 21 prej triumfeve i ka arritur me nokaut.

Humbja e vetme e shqiptarit ka ndodhur në shtator të vitit 2016 nga kampioni i WBA-së, Manuel Charr.

Seferi, i cili jeton në Zvicër, njihet me nofkën ‘I vërteti’.

Të gjitha përballjet e të shtunës

Problemet e Tyson Furyt me depresionin

Pas një mungese 18 muajshe, Fury i kthehet ringut. Ai e braktisi boksin pas problemeve mendore, si pasojë e të cilave iu kthye alkoolit.

“Kisha nevojë për pushim. Ndihesha i lodhur nga boksimi, i tharë. Kisha nevojë të rinohesha; pushimi më ka shërbyer qind për qind”.

“Rutina e strukturuar në jetë është çelësi – duke pasur objektiva afatshkurtra dhe afatgjata. Ju këshilloj të bëni jetë të shëndetshme dhe të pastër”.

“Çfarë të mire ka pija? Ta helmon trupin. Nuk asgjë më të mirë se të shkosh në palestër dhe t’i nxisësh endorfinat”, ka deklaruar Fury për BBC Sport.

Çfarë thonë për njëri-tjetrin

“Seferi është një boksier i mirë, nuk po e nënvlerësoj. E konsideroj njësoj si (Anthony) Joshuan, Wladimir (Klitshckon), (Deontay) Wilderin apo këdo tjetër”.

“Ai është një goditës i rrezikshëm me 21 nokaute. Është në formë të mirë, është një mashkull me dukje të mirë dhe do të vijë për të më nokautuar të shtunën”.

“Nëse i ka nokautuar 21 burra më parë, nëse më merr përpara do të më nokautojë edhe mua”.

“Dua të vazhdoj, t’i rifitoj të gjithë rripat a mi dhe të bëhem kampion i padiskutueshëm i botës sërish. Unë nuk duhet ta lejoj që të më nokautojë”.

“Kam mundur ta zgjedh dikë shumë më të lehtë se Seferi. Dikë të cilin kam mundur ta nokautoj që në raundin e parë”, ka deklaruar Fury.

“Kam respekt të madh për Tysonin, është një njeri i madh dhe është një prej boksierëve më të talentuar të shekullit 21. Duket mirë, është boksier i mirë, por unë nuk kam ardhur këtu në Mançester vetëm për pjesëmarrje, kam ardhur për fitore”.

“Po, mund ta nokautoj. Kam përvojë të madhe në kategorinë e peshave të mesme, por në stërvitje kam dueluar me boksierë të kategorive të rënda, prandaj besoj se e kam fuqinë e nevojshme për të mposhtur Tyson Furyn”.

“E di se e kam fuqinë për ta mposhtur. Kur ta mposht, do t’ia jap mundësinë e rimeçit”, është shprehur boksieri shqiptar.

Cilat janë parashikimet

Tyson Fury: 1/100 (1.01)

Sefer Seferi: 25/1 (25)

Barazim: 40/1 (40)

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test