Rio de Zhaneiro përgatitet për spektaklin e radhës

Boksi

Rio de Zhaneiro përgatitet për spektaklin e radhës

Më: 3 maj 2024 Në ora: 19:02
Pamje

Këtë fundjavë, më 4 maj, në Brazil do të zhvillohet eventi UFC-301 në artet marciale mikse.

MMA rikthehet në Brazil pas një kohe të gjatë me një event të madh, një nga shtetet që ka nxjerrë më shumë kampionë në këtë sport.

14 duele të planifikuara për këtë event, ku spikat sfida për titullin kampion bote në peshën “flyweight” (pesha deri 57kg). Në kafaz do të ngjitet kampioni i botës në fuqi në këtë peshë, braziliani Alexandre Pantoja (27 fitore, 5 humbje).

Ai do ta mbrojë për herë të dytë këtë titull, për herë të parë para fansave të tij. Përballë tij do të jetë australiani Steve Erceg (12 fitore, 1 humbje), që nuk humbet në kafaz prej 7 vitesh, ndaj pritet një duel i fortë.

Në këtë event, në kafaz do të ngjitet edhe legjendari brazilian Jose Aldo, tashmë 37 vjeç ish-kampion bote. Ai do të përballet me amerikanin Jonathan Martinez. Në këtë event do të duelojë edhe braziliani tjetër Michel Pereira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat