Marre për boksin e Kosovës

Boksi

Marre për boksin e Kosovës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 nëntor 2023 Në ora: 15:26
Klubi i boksit Prishtina në vitet e 80-ta

Histori më të lavdishme se boksi i Kosovës nuk e ka pothuajse as një sport, po flasim për vitet e 70-ta dhe të 80-ta!

Nuk e kanë monografinë e tyre, nuk kanë dokumentarë të tyre.

Po ta kishte ndonjë sport tjetër historinë e boksit, vërtetë do të krijonin edhe filma!

Kjo është marre për një sport të traditës që ka pas shumë emra botëror, që dridhnin ringjet ish jugosllave dhe evropiane e botërore dhe sot nuk kanë asgjë të shkruar e as monografi.

Marre është! 

Nuk mund ta fshijë askush historinë e Xhevdet Pecit, as Mehmet Bogujevcit, as Sami Buzollit e as Aziz Salihut e as Nazif Gashit.

Mehmet Bogujevci është gjallë dhe vet ai duhet ta marrë iniciativën sepse është marre mos të ketë asgjë të shkruar për një sport që i madh dhe i vogël, çdo shqiptarë është ndje krenarë veçmas kur Peci nokautonte serbët. 

Mehmet Bogujevci nënkampion i botës në vitin 1978.

Sami Buzolli, dy herë nënkampion evropian dhe fitues i medaljes së bronztë në Kupën e Botës në vitin 1982.

Aziz Salihu fitues i medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike – 1984, etj.

Klubi i boksit Prishtina pesë herë kampion i ish Jugosllavisë dhe gjashtë herë nënkampion.

Prishtina e famshme, me trajnerin e madh Lah Nimani, me kapitenin Xhevdet Peci, Mehmet Bogujevci, Aziz Salihu, Bajram Hashani, Nazif Gashi, Abedin Lika, Sahit Hajdini, Afrim Majanci, Zoran Dediq, Nysret Rexhepi, Jonuz Pajaziti, Rrahim Hasani, Fatmir Makolli, Skënder Hajdini, Xheko Muhoviq, Ali Ndrecaj, Shefki Bogujevci, Mërgim Shala, Zahir Shabani, Daut Dauti, Muharrem Gjocaj, Latif Demolli, Beqir Berisha, Naser Bajrami, Enver Hajredini, Agim Latifi etj.

Nuk ka histori boksi i Kosovës në vitet e pasluftës, aspak nuk ka, hiq medaljes së bronztë botërore e evropiane të femrat të Donjeta Sadikut.

Historia është në vitet e 70-ta e të 80-ta, Prishtina ka qenë në boks një Bayern, Real apo Barcelonë e futbollit..

Historia e boksit duhet të shkruar origjinal dhe e vërteta, është marre mos me pas monografi sporti që Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë, salla e madhe, mbushej përplot, mbi 7 mijë shikues dhe nuk kishte vend për të gjithë kundër Radniçkit, Goshës, Pulës, Rijekës etj.

Nuk e di a janë të vetëdijshëm boksi çfarë gjenerate kanë pasur, çfarë krenarie dhe asnjë shkronjë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat