​Filipattos: Për Sadikun duhet të dinë edhe jashtë Kosovës

Boksi

​Filipattos: Për Sadikun duhet të dinë edhe jashtë Kosovës

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 12:48
Ioannis Filippatos

Presidenti i Federatës Evropiane të Boksit (EUBC), Ioannis Filippatos ka vizituar Federatën e Boksit të Kosovës.

Ai është pritur në ambientet e federatës nga krytari Enver Krasniqi dhe sekretari Latif Demolli.

Me këtë rast, i pari i boksit në Evropë tha se kjo vizitë ka të bëjë me faktim se Federata Evropiane e Boksit do ta realizojë një dokumentar për boksoeren kosovare Donjeta Sadiku.

Filippatos shtoi se historia e Sadikut është shumë interesante dhe se për të duhet të dinë edhe njerëzit jashtë Kosovës.

Filippatos: Kosova vend i vogël, por me boks të fortë

“Ekipi ynë i UBC-s do të jenë për një ditë këtu në Kosovë për të marrë një intervistë me Donjeta Sadikun për të cilën do të realizojmë një dokumentar sepse mendoj që historia e Donjetës është shumë interesante dhe mendoj që duhet t’ia tregojmë secilit këtë pjesë të Federatës së Boksit të Kosovës. Në vitet e fundit, por mbase edhe çdo vit federata e boksit po rritet dhe besoj që shumë shpejtë, brenda një apo dy vitesh do të kemi surpriza të mira nga kjo federatë, një vend i vogël por me boks shumë të fortë.”, tha Filipatos.

Ai gjithashtu deklaroi se në një të ardhme të afërt, Kosova mund të jetë organizatore e një evenimenti të madh të boksit, si kampionat ballkanik, kampionat evropian për të rinj apo edhe elitar.

Filippatos: Kosova mund të organizojë ndonjë kampionat ballkanik apo evropian

“Federata e Boksit të Kosovës ka mbështetjen time, të mundshme, nëse është duke punuar mirë, qoftë edhe bashkëpunim i mirë me qeverinë e Kosovës. Po, e mundur dhe e lehtë. Hera e parë që isha dje mbrëma, kështu ishte një surprizë për mua...Shikoni, [ishte] një surprizë e madhe kur arrita në Prishtinë, qytet shumë i bukur. Unë mendoj se askush nuk e di se si është vendi juaj, askush. Unë jam kudo në Evropë, ju e dini se çfarë dua të them, por sukses i madh është dhe rritja e qytetit dhe vendit. Pra, një kampionat evropian, mund të jetë, ose ballkanas... mund të jetë kampionat junior apo të rinjsh. Pra, kjo do të thotë të gjithë Evropës, paralelisht me Kampionatin Evropian, ju mund të tregoni vendin tuaj, e dini, është shumë e rëndësishme.”, theksoi Filippatos.

Gjatë ditës, Filippatos do të takohet edhe me zëvendësministren për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat