Ronda Rousey synon rikthimin

Boksi

Ronda Rousey synon rikthimin

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 12:43
Ronda Rousey

Prej disa kohësh përflitet për një rikthim të mundshëm në kafaz të një prej ikonave të arteve marciale mikse, amerikanes Ronda Rousey (12 fitore, 2 humbje). Ish-kampionia e botës në peshën “bantamweight” (pesha deri 62kg), është larguar nga UFC-ja për të shkuar te WWE-ja në vitin 2017.

Rousey ka mbyllur së fundi të gjitha detyrimet që ka me WWE, ndaj rikthimi në kafaz, ku dy pesha janë ende pa pronar pas tërheqjes së Amanda Nunes është plotësisht i mundshëm.

Sipas mediave amerikane, 36-vjeçarja synon të duelojë në eventin jubilar UFC-300, që do të zhvillohet pranverën e ardhshme.

Megjithatë, presidenti i UFC-së, Dana White, këmbëngul se për momentin dera është ende e mbyllur për Rousey. “Për momentin nuk ka asnjë të dhënë konkrete nga ana e saj se dëshiron të duelojë sërish në kafaz”, tha Dana White për mediat.

Më tej, ai shtoi: “Ronda ka arritur gjithçka që ka vendosur të bëjë.

Ëndrra e saj ishte të fitonte një kampionat në UFC, më pas të fitonte një kampionat WWE dhe ajo ia doli.

Tani ajo po krijon një familje. Ronda ka bërë kaq shumë parà dhe ajo ende po bën shumë parà nga sponsorizimet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat