​Ensar Badallaj siguron finalen e Kampionatit Evropian të boksit

Boksi

​Ensar Badallaj siguron finalen e Kampionatit Evropian të boksit

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 20:24
Ensar Badallaj

Ensar Badallaj është kualifikuar për në finale të Kampionatit Evropian për shkollar në Maribor (Slloveni)

Në gjysmëfinale në kategorinë 57 kilogramë.

Ensar Badallaj boksoi kundër boksierit nga Ukraina Bilohub Viktor të cilin e mposhti me rezultat unanim 5:0 ku tregoi një boks cilësor dhe luftarak dhe gjatë tre raundeve luftoi fuqishëm dhe me plot meritë u kualifikua për finalen e madhe.

Me 25 gusht në finale Badallaj bokson kundër boksierit nga Rumunia Florin-Nelu Almeanu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat