Koçi fiton medalje për Shqipërinë, sportisti i kombëtares arrin deri në gjysmëfinale

Boksi

Koçi fiton medalje për Shqipërinë, sportisti i kombëtares arrin deri në gjysmëfinale

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 15:59
Pamje nga meçi

I njëjti mbiemër po nderon ngjyrat kuqezi.

Shqipëria siguroi një tjetër medalje në boks, me Ahmed Koçin që po shkëlqen në Kampionatin Europian deri në 16 vjeç.

Koçi mposhti boksierin e Gjermanisë, me origjinë shqiptare, Festim Nimani, duke arritur gjysmëfinalen dhe duke e pasur të sigurt medaljen e bronzit.

Pasditen e sotme, rreth orës 19:00, ai do të jetë përballë një kundërshtari nga Bosnjë-Hercegovina për të synuar finalen.

Ahmed Koçi po konkurron në peshën deri në 70 kg në Europianin që po zhvillohet në qytetin Ploeshti të Rumanisë.

Ai duket se është në gjurmët e Amar Koçit, që vjet doli nënkampion i kontinentit po për moshën U16.

Të dy stërviten nga trajneri i kombëtares dhe I Studentit, Artur Koçi, që vitet e fundit është kthyer në Akademinë e boksit shqiptar.

Ahmedi dominoi ndaj kundërshtarit duke arritur fitoren e thellë 5-0.

Rezultati ishte unanim nga 5 gjyqtarët që ishin nga Lituania, Spanja, Sllovakia, Ukraina dhe Anglia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat