Po të mos ishte Besim Brahimi, sot boksi do të vuante ende për medalje

Boksi

Po të mos ishte Besim Brahimi, sot boksi do të vuante ende për medalje

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 prill 2023 Në ora: 12:45
Besim Brahimi në mes me boksierët

Besim Brahimi, trajner i klubit të boksit Gollaku, është prej me të merituarve që sot boksi ka medalje botërore dhe në Lojërat Mesdhetare.

Brahimi, ish boksier i Prishtinës, tash e sa vite ka themeluar klubin e boksit Gollaku, por falë punës së tij, ka zbuluar dhe formuar boksierë e boksiere, sot boksi dhe Kosova i ka tre medalje, të bronztën në Kampionatin Botëror dhe tjetrën në Kampionatin Evropian po ashtu edhe një të bronztë në Lojërat mesdhetare.

Çka do të thotë kjo, një klub i ri siç është Gollaku, me një trajner të ri si Brahimi, për një kohë ka ndërtuar boksier e boksiere për medalje.

Pavarësisht se Brahimi në fund nuk ka qenë trajner i boksieres që ka fituar medalje të bronztë në Botëror dhe Evropian por ajo çka është më rëndësi një klub si Gollaku në të kaluarën ka nxjerrë boksierë, ndërsa Prishtina klubi më i suksesshëm i të gjitha kohërave në Kosovë në boks, nuk e ka bërë atë që kanë e pritur të gjithë për këto vite ose Trepça një klub me renome, që nuk ka ndonjë boksier që konkurron për medalje të nivelit të lartë ose Drita e Gjilanit apo Kastrioti i Ferizajt.

Sot boksi po ballafaqohet me një krizë të madhe, ka pa pak shumë pak boksierë, mos të themi numërohen në gishtërinj, që janë me cilësi, se për ta mbushur autobusin me ata që nuk kanë cilësi nuk është problem.   

Bordi i Federatës së Boksit të Kosovës, duhet të mendojë thellë se si të gjendet një zgjidhje që të dalin nga kriza që e ka kapluar boksin në shumicën e klubeve sepse boksierët që janë me cilësi, duhet të janë me kontrata dhe me paga të mirëfillta nëse dojmë të ecim tutje.

Po ashtu edhe boksierja Donjeta Sadiku dhe Shpetjim Bajoku, të kanë një trajtim ndryshe dhe me kushte speciale, sepse këto janë që ia kanë ndritur fytyrën boksit dhe Kosovës.

Donjeta është me fat që e ka boksi dhe Kosova, një vajzë trimëreshë dhe me vlera të mëdha. Krejt në fund, po të mos ishte Besim Brahimi, sot boksi do të vuante ende për medalje.

Nëse dikush ka arsye që të mburret me boks, është Besim Brahimi, Donjeta Sadiku dhe Shpejtim Bajoku, pa e lënë anash edhe selektorin Faton Xhaklin dhe trajneren Marjola Sallaukën.

Besim Brahimi është ai që ka nxjerrë kuadro! Nëse nuk është ashtu, le ta thotë Federata e Boksit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat