Joshua dhe Franklin u përplasen edhe pas përfundimit të meçit

Boksi

Joshua dhe Franklin u përplasen edhe pas përfundimit të meçit

Më: 2 prill 2023 Në ora: 11:11
Joshua dhe Franklin

Anthony Joshua shënoi fitore në meçin e së shtunëe, kundër Jermaine Franklin, në kategorinë e peshave të rënda.

Dueli në “O2 Arena” të Londrës zgjati për 12 raunde, teksa në fund triumfoi britaniku me vendim unanim të gjyqtarëve.

Një përplasje mes tyre ndodhi pas raundit të 12-të, që u përfshin edhe anëtarë tjerë, por ndërhyrja e shpejt e stafit të sigurimit e evitoi një eskalim të mundshëm të situatës. 

Ndryshe, për Joshuan ishte kjo fitorja e tij e 26-të, krahas tri humbjeve të regjistruara në boksin profesionist.

Në anën tjetër, për Franklin ishte kjo humbja e dytë, krahas 21 fitoreve.

Me këtë fitore, “AJ” ka hapur rrugën për t’u rikthyer sërish në garë për titujt kryesor në boks.

Përveç dy humbjeve të pësuara ndaj Oleksandr Usyk, Anthony Joshua kishte humbur edhe brezat e artë të versioneve WBA, WBO e IBF. /G

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat