Para sfidës së madhe të Florian Markut, në këtë orë pritet të ngjitet në ring

Boksi

Para sfidës së madhe të Florian Markut, në këtë orë pritet të ngjitet në ring

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 17:03
Florian Marku

Ka ardhur momenti të cilin të gjithë e prisnim. Stadiumi “Air Albania” po nis të mbushet ndërsa në ring kanë nisur ndeshjet e para.

Florian Marku me shumë gjasa do të ngjitet rreth orës 21:00, kur përballë do të ketë boksierin Miguel Ramirez.

Një përballje, në të cilin fituesi do të marrë titullin e WBC Silver.

Kjo është cilësuar si përballja më e rëndësishme në karrierë për Florian Markun, jo vetëm për faktin se po përballet në vendin e tij në një arënë të mbushur e gjitha për të, por edhe sepse do të ngjitej në klasifikim.

Kundërshtari i Markut,  ka më shumë eksperiencë, pasi ka zhvilluar 22 ndeshje, nga të cila vetëm 2 ka humbur dhe një barazim.

Abcnews.al, sjell pamjet e fundit nga stadiumi i cili ende nuk është mbushur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat