Boksieret dhe boksierët përgatiten në Brezovicë

Boksi

Boksieret dhe boksierët përgatiten në Brezovicë

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 14:16
Boksieret dhe boksierët përgatiten në Brezovicë

Boksierët e Kombëtares së Kosovës të të gjitha grupmoshave udhëtuan në përgatitje bazike në Brezovicë.

Federata e boksit e Kosovës vazhdon sipas planprogramit të paraparë për përgatitje bazike të boksierëve të Kosovës para fillimit të garave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Po ashtu këto përgatitje janë të mirëseardhura për boksierët seniorë dhe të rinj para garave ndërkombëtare që i presin në muajt në vijim: Kampionati Ballkanik djem e vajza , Sofje (Bullgari), turneu ndërkomb[tar “Balkan” per femra seniore. Monza (Itali) Kampionati Evropian për junior, Glivice (Poloni) Turneu i  17 ndërkombëtar “Silesian” për femra-junior dhe senior, Sarajevë (B. e H.) Turneu ndërkombëtar “Mustafa Hajrullahoviq Talijan”, Budva (Mali i Zi) EUBC Kampionati Evropian për femra senior, Praga (Çeki) Turneu ndërkombëtar “Julius Torma Memorial”, Prishtinë – Turneu ndërkombëtar – XXII - “Adem Jashari”, Spanjë – Kampionati Botëror për djem e vajza të rinj etj.

Selektori  Besim Brahimi ka bërë përzgjedhjen e boksierëve seniorë dhe të rinj. Seniorë: Bashkim Bajoku, Lorent Murati ,Shpetim Bajoku, Altin Shala, Remzo Mustafiç.

Të rinj: Taulant Jakupi, Donat Syla, Dior Berisha. Mehmet Haxhani trajner e selektor i të rinjve Besnik Vranovci kanë bërë përzgjedhjen e boksierëve juniorë dhe shkollarë. Juniorë: Luan Morina, Rexhep Morina. Shkollarë Denis Krasniqi, Eldar Aliu, Flori Tarani, Ensar Badallaj.

Selektori Faton Xhakli ka bërë përzgjedhjen e boksierëve seniorë, juniorë, shkollarë: Albulena Gubetini, Alnera Brahimi, Liberta Haxholli, Suela Canolli, Erinda Veliu, Diellza Halili, Orinda Xhakli, Leona Dobratiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat