McGregor tregon se si ka ndryshuar

Boksi

McGregor tregon se si ka ndryshuar

Më: 19 prill 2022 Në ora: 12:11
McGregor tregon se si ka ndryshuar

Në prill të vitit 2013, Conor McGregor debutoi në UFC në peshën “featherweight”. Ai nuk ka dueluar më në këtë peshë që prej vitit 2015, kur mori titullin kampion pas fitores ndaj Jose Aldo. Më pas, irlandezi kaloi në peshën “welter”, ku u mund nga Nate Diaz dhe më pas në peshën e lehtë, ku sërish u shpall kampion bote (mundi Eddie Alvarez).

Nga ajo kohë, “The Notorious” ka ndryshuar shumë në karrierën e tij dhe bashkë me të ka ndryshuar edhe fiziku i tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, 33-vjeçari irlandez ka treguar se si ka ndryshuar fiziku i tij ndër vite, duke u bërë më muskuloz. Pas operacionit të kryer vjet në korrik, ai ka shtuar shumë në peshë dhe në muskuj.

Conor McGregor ka postuar në rrjetet sociale foto të fizikut të tij në vitet 2015, 2017 dhe së fundi një foto të këtij viti. Nga një sportist “karkalec” ai është bërë një luftëtar me muskuj, duke u transformuar tërësisht.

Pritet që irlandezi të rikthehet këtë verë në kafaz, pas një viti pushim, por ende nuk dihet pesha ku do të luajë dhe rival ii radhës. ai vjen pas dy humbjeve ndaj Dustin Poirier në kafaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat