Boksierët e Kosovës synojnë medalje në Shkodër

Boksi

Boksierët e Kosovës synojnë medalje në Shkodër

Nga: K.G. Më: 8 prill 2022 Në ora: 12:33
Boksierët e Kosovës synojnë medalje në Shkodër

Boksierët e Kosovës synojnë rezultate sa më të mira në turneun ndërkombëtar "Memorial Vllaznia 2022" në boks.
Boksierët e Kosovës mësuan edhe rivalët që do të përballen në këtë turne.  

“57 kg Lorent Murati sot në gjysmëfinale ndeshet me Kristian Koço nga Shqipëria.

80 kg Altin Shala përballet me boksierin nga Maqedonia e Veriut Ali Azemi dhe 86 kg Remzo Mustafiç kundershtar ka boksierin nga Mali i Zi Petar Lijesheviq.

Në finale që mbahet nesër Rilind Muriqi bokson kundër Besiart Gjeta nga Shqiprëria. Trajnerët Mehmet Haxhani dhe Lirim Shllaku presin fitore sot në gjysmëfinale nga boksierët tanë.

Drejtësinë në këtë turne do të ndajnë Latif Demolli dhe Marigona Beadini”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat