Kampioni i botës lë Ukrainën, nis përgatitjet

Boksi

Kampioni i botës lë Ukrainën, nis përgatitjet

Më: 24 mars 2022 Në ora: 13:09
Kampioni i botës lë Ukrainën, nis përgatitjet

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka lënë Kievin, ku ndodhej prej gati një muaji në mbrojtje të tij nga pusthimi rus. Lajmin e konfirmojnë mediat britanike, që shtojnë se kampioni i botës në peshën e rëndë do të nisë përgatitjen për duelin ndaj Anthony Joshua.

Kjo sfidë do të zhvillohet në Londër, por ende nuk ka një datë të saktë se kur.

Qeveria e Ukrainës i ka dhënë leje Usyk të largohet dhe të duelojë (nuk lejohet largimi nga Ukraina i personave të moshës 18-60 vjeç). Siç dihet, Usyk do të zhvillojë revanshin me britanikun Joshua, ku do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë, që pat fituar në shtator të vitit të kaluar. Në atë përballje, Usyk fitoi me vendim unanim të gjyatarëve.

Revanshi duhej të zhvillohej në pranverë (mars-maj), por lufta në Ukrainë prishi planet.

Usyk u rikthye në vendlindje, ndërkohë që tani ai do të ketë mundësi të stërvitet rregullisht. Pritet që ukrainasi të zhvillojë fazën përgatitore në një palestër në Los Anxhelos, ku është stërvitur edhe më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat