Ervis Bici: Florim Xhabiri, një shqiptar patriot me zemër luani

Boksi

Ervis Bici: Florim Xhabiri, një shqiptar patriot me zemër luani

Nga: K.G. Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 15:30
Florian Xhabiri, majtas dhe Ervis Bici, djathtas

Ish boksieri Florim Xhabiri përballet me një sëmundje të rëndë, por është i bindur se do të tejkalojë këtë sfidë dhe t’i kthehet aktiviteteve sportive. 

Ervis Bici, luftëtar në muay- thai, i drejtohet me fjalë të fuqishme Xhabirit.

"Florim Xhabiri, një shqiptar i Kosovës me gjak antik Dardan vjen në Shqipëri për të më bërë surprizën e radhës. Florimi e mbështet sportin sepse në të kaluarën e tij ka qenë boksier, dhe goditja e tij e fort ishte grushti me sallaksen.

Në disiplinën e Muay - Thai është shumë e rëndësishme që të jesh i qet nga ana psikologjike sepse është një sport shumë i rreptë dhe i vështirë, Florimi e ka bërë shumë mirë këtë pjesë duke më motivuar dhe të kem besim te forca ime.

Florimi ka kaluar shumë peripeci dhe kurrë nuk është dorëzuar, bile mundohet ti fal njerëzimit energji shpirtërore. Shumë herë është operuar me sëmundje e tumorit dhe ka arritur ti mposht të gjitha me vullnet të hekurt.

Florimi është nisur nga Kosova me autobus dhe ka ardhur në Tiranë enkas për ndeshjen time, duke më surprizuar. Zemra mu bo mal që ishte aty afër meje, në ring nuk mjafton vetëm të jesh stërvitur fort, më e rëndësishme është prania e njerëzve shpirtërorë.

Florim Xhabiri ti je idhulli im... Të falënderoj për mbështetjen e fuqishme dhe jam shumë krenar që njoh. Florim Xhabiri, një shqiptar patriot me zemër luani”, ka shkruar Bici në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat