Pse McGregor trajtohet në mënyrë speciale?

Boksi

Pse McGregor trajtohet në mënyrë speciale?

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 12:09
Pse McGregor trajtohet në mënyrë speciale?

White e ka konsideruar McGregor si një prej luftëtarëve që ka bërë më së shumti për sportin e UFC, duke qenë i gatshëm për secilën luftë që nga dita e parë.

“Kur ne filluam këtë gjë ky djalosh ishte në rritje – dhe besoni jam përballur me shumë luftëtarë. ‘Kjo luftë nuk është për mua, ashtu-kështu’, por ky djalosh nuk bënte kështu”, ka thënë Dana.

“Kur Jose Aldo u tërhoq në vitin 2015, ai tha më sillni kë të doni. Do të punoj. Kur të gjeni zgjidhjen, më tregoni. Dhe lufta me Nate Diaz, një tjetër luftë që nuk u bë për të dhe ai tha, ‘mirë, le të përballem me Diaz”, shtoi tutje White.

“Conor McGregor ka qenë ai djalosh që nga dita e parë kur erdhi në këtë kompani. Kështu që, për të gjithë ata që thonë se ky djalosh merr trajtim special, ai është special”, ishin fjalët e presidentit të UFC.

Conor McGregor është kthyer së fundmi në një gjendje mjaft të mirë fizike dhe pritet të jetë gati për meçin e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat