Kik-boksierët e rinj të Kosovës fitojnë tri medalje të bronzta evropiane

Boksi

Kik-boksierët e rinj të Kosovës fitojnë tri medalje të bronzta evropiane

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 11:34
Kik-boksierët e rinj të Kosovës fitojnë tri medalje të bronzta evropiane

Kik-boksierët tanë të rinj kanë fituar tri medalje të bronzta evropiane në Kampionatin Evropian Wako të Kick-boksit, që u mbajt në Budva të Malit të Zi, për kadet të vjetër dhe junior.

Dalmat Salihaj, kategoria -60 kg, Dardan Syla -71 kg dhe Doneta Menxhiqi (-60 kg) u ngjitën në podium.

Salihaj, në raundin e parë kaloi pa luftë, në të dytin mundi Akbar Asadov të Azerbajxhanit, ndërsa në gjysmëfinale u mund nga rusi Zaev Danil.

Syla dhe Menxhiqi, u mundën në gjysmëfinale, ndërsa deri aty erdhën pa luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat