Tyson çudit: Kam qarë, pasi isha i frikësuar

Boksi

Tyson çudit: Kam qarë, pasi isha i frikësuar

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 15:28
Tyson çudit: Kam qarë, pasi isha i frikësuar

Mike Tyson është padyshim një nga boksierët më të mirë në histori. Njëkohësisht është idhulli i shumë të rinjëve që motivohen prej tij dhe kërkojnë të ndjekin të njëjtën rrugë. Gjatë karrierës Tyson ka arritur që të fitojë 50 ndeshje, ndërsa 44 prej tyre i ka me KO.

Tyson është jo vetëm një nga boksierët më të mirë në histori, por edhe nga ata që shkaktonte terror për kundërshtarin.

Por rituali i tij para ndeshjeve ishte shumë i pazakontë dhe nuk lidhet aspak me përshtypjen që ka lënë në ring.

“Kam qarë para ndeshjeve pasi isha i frikësuar, i frikësuar se do t’i bëja diçka të keqe kundërshtarit tim dhe që familja e tij nuk do ta donte.

Pastaj do të ndihesha fajtor dhe do të ndihesha shumë keq në fund”, tha Tyson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat