Ish-kampioni i botës garon për Kongresin amerikan

Boksi

Ish-kampioni i botës garon për Kongresin amerikan

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 13:05
Ish-kampioni i botës garon për Kongresin amerikan

Boksieri Jessie Vargas, ish-kampioni i botës në peshën e lehtë dhe atë “welter” (pesha deri 77kg) do të kandidojë për një vend në kongresin amerikan.

Lajmin e konfirmoi vetë boksieri amerikan, 32 vjeç, që nuk duelon në ring që prej shkurtit të vitit të kaluar.

Vargas, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka konfirmuar lajmin: “Tashmë është zyrtare. Do të garoj për një vend në Kongresin amerikan, në shtetin e Nevada. Ky shtet më ka dhënë shumë, tani është koha ime t’i dedikohem atij, për të mbajtur gjallë ëndrrën amerikane”.

Jessie Vargas është një emër i njohur në sportin e boksit, me një karrierë të pasur. Ai numëron 29 fitore, 3 humbje e 2 barazime në karrierën e tij.

Ai ka mbajtur titujt kampionë bote në peshën “welter” (kategoria WBO) dhe atë të lehtë (kategoritë WBA dhe IBO).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat