Kosova me 8 garues në Kampionatin Evropian në kick-box

Boksi

Kosova me 8 garues në Kampionatin Evropian në kick-box

Nga: K.G. Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 12:14
Kosova me 8 garues në Kampionatin Evropian në kick-box

Kombëtarja e Kosovës për kadet e junior synon rezultate sa më të mira në Kampionatin Evropian, që mbahet në Budvë të Malit të Zi.

Kryetari i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, Fatmir Makolli, tha se garuesit janë të përgatitur maksimalisht për këto sfida. 

Kosova merr pjesë me tetë garues: dy vajza dhe 6 djem.

Drejtuesit e kic-box-it shpresojnë se do të kthehen me medalje nga kjo ngjarje e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat