Tyson: Unë jam pak i shqetësuar

Boksi

Tyson: Unë jam pak i shqetësuar

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 11:49
Tyson: Unë jam pak i shqetësuar

Mike Tyson është vaksinuar kundër COVID-19, por boksieri kampion e bëri këtë vetëm nga nevoja.

“Nuk e kam bërë me dëshirë”, tha Tyson për USA Today.

“Unë jam pak i shqetësuar për këtë. E bëra sepse udhëtoj shumë jashtë vendit, dhe nëse nuk udhëtoj, nuk jetojmë.

Kështu që vendosa të rrezikoj dhe ta bëj vaksinën. Njerëzit bëjnë zgjedhjen vet, unë kurrë nuk jam sëmurë”, tha boksieri.

55 vjeçari mund të ketë qenë I infektuar më parë me COVID-19, tha ai, por nuk është i sigurt.

“Kisha kollë dhe isha në një vend me shumë njerëz. Gjatë gjithë kohës kollitesha, dhe më pas u dehidrova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat