Tyson Fury “izolohet”

Boksi

Tyson Fury “izolohet”

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 13:49
Tyson Fury “izolohet”

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se deri më datën 10 tetor, kur do të zhvillojë duelin ndaj Deontay Wilder, nuk do të bëjë më asnjë postim.

Fury, i pamposhtur në karrierën e tij (30 fitore, 1 barazim), u shpreh se do të fokusohet vetëm te stërvitja, për të mposhtur sërish rivalin amerikan. Pikërisht në duelin e shkurtit 2020 britaniku fitoi me KO, duke i shkaktuar Wilder humbjen e vetme në karrierë.

“Miq, do të jem “offline” deri më datën 10 tetor. Dikush tjetër do t’ju mbajë të informuar. Për mua “blackout “total.

Do të shihemi në Las Vegas. Le të nisë loja. 7 javë përgatitje për të mposhtur sërish Wilder. Zoti na bekoftë”, ka qenë komenti i Tyson Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat