Fitorja me KO ndaj britanikut Tyson Fury nuk do t’i mjaftojë

Boksi

Fitorja me KO ndaj britanikut Tyson Fury nuk do t’i mjaftojë

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 12:39
Fitorja me KO ndaj britanikut Tyson Fury nuk do t’i mjaftojë

Boksieri amerikan Deontay Wilder ka deklaruar se fitorja me KO ndaj britanikut Tyson Fury nuk do t’i mjaftojë në duelin e 24 korrikut që dy ikonat e peshës së rëndë do të zhvillojnë në Las Vegas.

Wilder tha se dëshiron të bëjë më shumë në ring, të poshtërojë kampionin e botës dhe t’i marrë titullin që pat humbur në shkurt të 2020-ës.

“Dua të bëj më shumë se sa një fitore e thjeshtë me KO. Njerëzit e kuptojnë se për çfarë po flas. Ai është njeriu ku unë do të zbras gjithë inatin e urrejtjen time për këtë periudhë të gjatë.

Do ta poshtëroj në ring dhe festoj para fytyrës së tij. do ta lejoj të aktroj si në cirk gjatë ëksaj periudhë, pasi në ring do ta shtrij në tapet”, tha Wilder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat