LeBron shkëlqen përsëri, Cavs barazojnë serinë finale ndaj Celtics - Bota Sot
LeBron shkëlqen përsëri, Cavs barazojnë serinë finale ndaj Celtics

Basketboll

E premte, 22 qershor 2018

LeBron shkëlqen përsëri, Cavs barazojnë serinë finale ndaj Celtics

Më: 22 maj 2018 Në ora: 11:44
Cavs - Celtics

Cleveland Cavaliers janë rikthyer nga disavantazhi prej dy ndeshjesh.

Një tjetër mbrëmje magjike për LeBron James i cili ishte protagonist absolut në fitoren 111:102 të Cleveland Cavaliers përballë Boston Cetlics, ne serinë e finaleve të Lindjes, që barazohet në 2:2.

Jamers realizoi 44 pikë duke treguar edhe njëherë që është në formë jetësore këtë stinor.  Vendësve u mjaftoi vetëm periudha e parë për të dominuar Bostonin, me LeBron që realizoi 11 nga 34 pikët e skuadrës së tij, ndërsa Celtics shënuan vetëm 16 pikë.

Efikasiteti i “Mbretit”, ishte i mjaftueshëm që Cavs ta mbanin nën kontroll sfidën, edhe në pjesën e dytë, kurse te Celtics, i vetmi që mundi të bënte diçka më shumë ishte Jaylen Brown me 25 pikë të realizuara.

LeBron James vazhdon të shkruajë historinë në NBA. Ai shndërrohet në basketbollistin që ka realizuar më shumë pikë gjatë playoffit, duke kaluar edhe rekordin e Kareem Abdul-Jabbar.

Ndeshja e radhës mes këtyre dy ekipeve zhvillohet në TD Garden të Bostonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test