Durant: Nuk jemi të pathyeshëm - Bota Sot
Durant: Nuk jemi të pathyeshëm

Basketboll

E hënë, 20 gusht 2018

Durant: Nuk jemi të pathyeshëm

Më: 18 maj 2018 Në ora: 17:22
Durant: Nuk jemi të pathyeshëm

Golden State u mund thellë në finale e dytë të play off-it në Konferencën e Perëndimit nga Houston, një ndeshje e dobët e ekipit kampion, por kjo ndodhi edhe për meritë të rivalëve. Këtë gjë e ka konfirmuar sot Kevin Durant, lojtari më i mirë i skuadrës së Warriors, që shprehet se do të jetë e vështirë të rikonfirmohen kampion, pasi rivaliteti është më i madh. “Nuk jemi të pathyeshëm. Ne jemi një ekip i mirë, por në kahun tjetër është një tjetër skuadër po aq e fortë”, tha Durant.

“Kjo është e bukura e lojës, në disa ndeshje bie “KO”, në disa të tjera je ti ai që i mposht rivalët. Mënyra se si reagon ëshët e bukura e këtij sporti”, tha Durant. I këtij mendimi është edhe Stephen Curry, kapiteni i Warriors, që shtoi: “Nuk luajtëm mirë në ndeshjen e dytë dhe u ndëshkuam. Duhet të jemi të kujdesshëm, pasi Houston është ekip i fortë, me mjaft lojtarë të mirë, që mund të na ndëshkojnë. Duhet disiplinë, sidomos në mbrojtje”, tha Stephen Curry për mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test