Sigali nuk ndalet

Basketboll

Sigali nuk ndalet

Më: 25 mars 2018 Në ora: 13:07
Pamje nga një ndeshje

Sigal Prishtina ka shënuar fitore në përballje me Kerasan Prishtinën me rezultat 114:88 (20:25, 33:23, 35:14, 26:26) në kuadër të xhiros së XXIV të IP Superligës së Kosovës në basketboll.

Më të dalluarit te skuadra bardhekaltër ishin Filip Bundoviq me 30 pikë, 18 kërcime e 4 asistime, Rinor Peci me 23 pikë, 8 kërcime e 6 asistime, Alban Veseli me 19 pikë, 7 kërcime e 5 asistime dhe Valon Bunjaku me 17 pikë, 8 kërcime e 7 asistime.

Te Kerasan Prishtina më efikasit ishin Kujtim Ujkani me 18 pikë, 10 kërcime e 4 asistime, Rinor Ahmeti me 13 pikë, 4 kërcime e 3 asistime dhe Kreshnik Muçolli me 12 pikë e 3 kërcime. 

Të dielën në Pejë është takimi i fundit i kësaj xhiroje, ai në mes Pejës dhe Boreas që do të luhet në “Karagaçi” duke filluar nga ora 17:30. Të dyja ekipit pritet të japin maksimumin për të shënuar fitore, e cila edhe do t’i jepte shpresë për t’i ikur “play-out”-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat