Sfida kryesore në Prizren

Basketboll

Sfida kryesore në Prizren

Më: 23 mars 2018 Në ora: 17:14
Pamje nga një ndeshje

Java e 15-të në Ligën e Femrave do të sjell derbin e shumëpritur të stinorit pranveror, i cili do të zhvillohet të dielën në Prizren, ku do të përballen Bashkimi dhe Penza nga Peja.

Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 19:00 në palestrën në Prizren”, ndërsa pritet rivalitet i madh në parket. 

Pas fitores së basketbollisteve prizrenaseve ndaj Pro Bet Prishtinës javë më parë dhe konsolidimit të kryesisë së re të klubit, edhe shikuesit janë kthyer në palestër për të përkrahur vashat e qytetit të tyre.

Krahas këtij dueli në program në kuadër të xhiros së XV janë edhe katër ndeshje të tjera, ku të premten Kalaja e pret Vushtrrinë (17:30), ndërsa të shtunën Vëllaznimi është nikoqire e Sferës (18:00), si dhe të dielën Pro Bet Prishtina do të ballafaqohet me Kastriotin (12:00), dhe Trepça do të takohet me Dritën (14:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat