Sfida kryesore në Gjakovë

Basketboll

Sfida kryesore në Gjakovë

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 18:58
Ilustrim

Nesër janë në program tri ndeshje të IP Superligës së Kosovës në basketboll, ndërsa e gjithë vëmendja është tek dueli që do të zhvillohet në Gjakovë, ku skuadra nga Rahoveci e pret Golden Eagle Yllin nga Theranda. Ky duel do të luhet me fillim nga ora 16:00 në palestrën “Shani Nushi”.

Në përballjen e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave në kuadër të edicionit 2017/18 fitore pati regjistruar Rahoveci dhe atë me rezultat të ngushtë 81:80, andaj pritet që takimi i sotëm të sjell rivalitet të madh që nga minuta e parë e deri te ajo e fundit. Ndërkaq nesër me fillim nga 17:00 do të zhvillohen dy ballafaqime të tjera, ku Trepça e pret Kerasan Prishtinën dhe Sigal Prishtina është nikoqire e Pejës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat