Peja, Trepça dhe Tirana në një grup në Ballkan

Basketboll

Peja, Trepça dhe Tirana në një grup në Ballkan

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 11:06
Pamje nga një ndeshje

Grupet e fazës së parë në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike në basketboll tashmë janë vendosur. Një gjë e tillë është konfirmuar të hënën në faqen zyrtare të BIBL-it. “Pasi që menaxhmenti i ligës i ka shikuar të gjitha mundësitë, të arriturat e klubeve në të kaluarën dhe pozitat gjeografike është marr edhe vendimi për ndarjen e grupeve ashtu siç do t’i prezantojmë më poshtë”, thuhet në njoftimin e Ligës Ballkanike. 

Grupi A

Beroe (Bullgari), KB Bashkimi (Kosovë), KB Sigal Prishtina (Kosovë), Kozuv (Maqedoni), Kumanova 2009 (Maqedoni), Teodo (Mali i Zi).

Grupi B

Tirana (Shqipëri), KB Peja (Kosovë), KB Trepça (Kosovë), Feni Industries (Maqedoni), Karpos Sokoli 2000 (Maqedoni), Sutjeska (Mali i Zi). Katër skuadrat e parë të secilit grup do të kualifikohen për në Top 8.

Ato më pas do të ndahen në dy grupe me nga katër ekipe dhe dy klubet më të mira prej secilit grup do të kualifikohen për në gjysmëfinale.

“Programi për fazën e parë do të publikohet brenda 48 orëve të ardhshme. KB Peja dhe KB Sigal Prishtina do të bëjnë gara në FIBA Europe Cup, Karpos Sokoli 2000 do të garoj në ABA League, kështu që orari i këtyre kompeticioneve gjithashtu do të merret në konsideratë. Menaxhmenti i BIBL-it dhe i ekipit të Levski 2014 janë në proces të gjetjes së mundësive financiare  në mënyrë që kjo skuadër po ashtu të garoj në këtë ligë. Vendimi për këtë po ashtu do të merret në ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e BIBL-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat